Rruga drejtë ndryshimit të AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt, sot pritet të hapë solemnisht procesin e brendshëm zgjedhor.

Lajme

21/03/2015 12:27

Partia e katërt në për nga numri i deputetëve në Kuvend, pritet që deri në Qershor të bëhet struktura të reja udhëheqëse.

Zyrtarisht deri tani asnjë anëtar i AAK-së, nuk e ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë.

Vet kryetari aktual i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, kohë më parë kishte deklaruar se do të reformojë partinë, duke larguar strukturat e dyshimta. Ai pati paralajmëruar ndryshime thelbësore në subjektin politik me të cilin udhëheqë.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se kryetari aktual është i pa konkurrencë në garën për një mandat të ri në krye të AAK-së, transmeton Tribuna Channel.

Madje edhe vet anëtar të kësaj partie kanë deklaruar kohë më pare se asnjëri nga anëtaret aktual të AAK-së, nuk mund të matët më Ramush Haradinajn.

Procesi zgjedhor brenda Aleancës, do të përmbyllet pas zgjedhjeve, nëpër të gjitha nivelet dhe strukturat e partisë, në qershor të këtij viti.