Rritja globale e temperaturave, rrezik për gjithë botën

Rritja e temperaturave globale ka ndikuar në sistemin ekonomik global pasi produktiviteti ka rënë ndjeshëm, tregojnë kërkimet e reja.

Fun

11/06/2016 01:13

Zingjiri i furnizimit global është i ndërlidhur si kurrë më parë dhe sipas një studimi të publikuar në revistën “Science Advances” humbjet që lidhen me ndryshimet e klimes globale po përhapen nga vendi në vend, transmeton lajmi.net

Studimi ka treguar se është vetëm fillimi i shekullit 21 dhe humbjet në sektorin prodhues janë shumë të mëdha e në këtë mënyrë duke marrë parasysh se temperatura globale është në rritje, humbjet në dekadat e ardhshme mund të rriten ende.

Globalizimi ka nxitur sisteme më të shpejta dhe më efikase të prodhimit, por forcat ekonomike globale kanë zvogëluar diversifikimin.

Në qoftë se një rajon është i veçanërisht i favorshëm për zhvillimin e ndonjë industrie apo për prodhimin e ndonjë produkti të caktuar, atëherë fokusi duhet të jetë më i madh tek ai vend.

Duhet të mendohen metoda alternative për të tejkaluar krizën e cila po vjen së bashku me temperaturën globale në mënyrë që mos të shkaktohet ndonjë kaos i madh në zingjirin global të furnizimit.

“Ne kemi nevojë për shumë bashkëpunëtor si meteorolog dhe ekonomist dhe të tjerë që të hartojmë plane për situatat ekstreme por ka nevojë të dihet se shoqëria duhet të bëhet më e durueshme, më elastike dhe më fleksibile në raport me ndryshimet intensive të temperaturave globale”, kanë thënë në fund studiuesit./lajmi.net