Rritja e dukurive negative, thirrje për psikolog nëpër shkolla

​Dukurit negative, çdo ditë e më shumë po rriten tek adoleshentët e vendit tonë. Shumë prej tyre që vijojnë mësimet në shkollën fillore, por edhe të mesme kanë filluar pirjen e duhanit,përdorimin e alkoolit, rrahjet në mes vete por ka edhe nga ata që bartin armë në shkollë.

Lajme

13/12/2015 09:10

 

Rritja e këtyre dukurive shtonë edhe më shumë nevojën e prezencës së psikologëve në shkollat e Kosovës, mirëpo tash e sa kohë kjo nevojë e domosdoshme nuk po plotësohet.

Institucionet përgjegjëse për këtë thonë se prania e psikologëve në shkolla është e domosdoshme. Në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thonë që një shërbim profesional, i cili nënkupton psikologë e pedagogë, duhet të jetë nëpër shkolla.

Këshilltari i politik i ministrit të arsimit, Azem Guri për KosovaPress tha se MASHT, në saje të avancimit të cilësisë së arsimit, si një mekanizëm për instalimin e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla, ka siguruar një numër të caktuar të këtij shërbimi për shkollat në Kosovë.

“Gjithsesi shërbimi profesional shkollave ju duhet, kur them shërbimi profesional nënkupton pedagogë, psikolog dhe në raste shkollat kanë numër mbi 1500 nxënës edhe mjeku. Por Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, duke parë në saje të avancimit të cilësisë të arsimit një mekanizëm instalimin e pedagogëve dhe psikologëve në shkolla në kontinitet ka siguruar një numër të caktuar të këtij shërbimi profesional…Por gjithsesi ju e dini që në këtë vit e kemi shpallë vit të avancimit të cilësisë në arsim dhe kur themi vit të avancimit të cilësisë në arsim gjithsesi shërbimi profesional i ndihmon shkollat në avancimin e cilësisë…Kur them shërbim profesional, duhet të nënkuptohet, pedagogë, psikologë dhe mjekë”, tha Guri për KosovaPress.

Edhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, thotë që nevoja e psikologëve nëpër shkolla është më se e nevojshme.

Nagavci ka thënë për KosovaPress se janë bërë disa përpjekje që të ketë psikologë nëpër shkolla, prezenca e tyre nuk ka arritur në të gjitha shkollat, duke bërë kështu që ende edhe shumë nga shkollat në Kosovë të kenë mungesë të psikologëve.

“Ne kemi bërë përpjekje që të kemi psikolog në shumicën e shkollave. Akoma ka edhe shumë nevojë për të pasur psikolog në shkolla. Për momentin edhe për të udhëtimit administrativ sa do që psikologët e shkollave merren me punë për të cilat janë caktuat, ngarkesa e tyre është goxha e madhe…Psikologët janë edhe në shkollat e mesme, do me thënë ka në disa shkolla jo të gjitha. Përpjekja jonë ka qenë që t’i mbulojmë të gjitha, një vendim të DKA-së kemi pas filluar që të kemi një psikologë në dy shkolla duke pas dëshirën që të përfshijmë të gjitha shkollat në këtë proces . Por tani pas bisedës me psikologët më njoftuan që kjo është një ngarkesë goxha e madhe edhe për ta, dhe duhet të shohim cila është mënyra më e mirë e mundshme për të vazhduar punën”, ka thënë Nagavci për KosovaPress.

Se prezenca e psikologëve nëpër shkolla është e domosdoshme e thotë edhe psikologu, njëherit kryetari i Asociacionit të Psikologëve në Kosovë, Naim Telaku.

Telaku për KosovaPress ka thënë se nevoja e psikologëve përveç që është e rëndësishme te të gjitha shtresat shoqërore, më se e nevojshme është edhe tek fëmijët, për shkak të vështirësive që marrin në forma të ndryshmet situatave, si dhe ballafaqimin me vështirësi të ndryshme.

“Gjithashtu prania e psikologëve nëpër shkolla është e domosdoshme edhe prej këndvështrimit psikologjik, kjo për shkak se psikologu ose shërbimet psikologjike janë të domosdoshme për çdo shtresë shoqërore për secilin pjesë tëpopullatës, mirëpo për fëmijë janë më shumë të rëndësishëm, për shkak të vetë moshës së tyre, do të thotë prej vetë vështirësive që marrin forma të ndryshme për menaxhim të situatave, të problemeve, për përmirësim të kualitetit, të edukimit të mësimit, të përshtatjes sa më të mirë të procesit edukativ arsimor, pastaj për ballafaqim me vështirësitë të ndryshme, të zëmë ngacmimet nga bashkëmoshatarët”, tha Telaku.

Telaku është shprehur është alarmante se si shumë të rinj në moshë të re kanë filluar përdorimin e alkoolit e të duhanit.

Ai thotë se këto dukuri janë një lloj thirrje që të bëhet më shumë që çdo shkollë në Kosovë të ketë një psikologë shkollor.

“Psikologu nëpër shkolla, kujtoj që përveç që ështëi rëndësishëm për të punuar drejtpërdrejt me fëmijët me nxënësit e shkollave, mendoj që është i rëndësishëm që edhe të përfshihet në vetë procesin e hartimit të plan programeve vjetore… shtimi i dukurisë së duhanit dhe alkoolit, edhe gjithë këta faktorë janë një lloj thirrje e që me intensifikuar përpjekjet nga gjithë akterët e mundshëm që mund të jenë të involvuar në këtë fushë, për me intensifikuar dukshëm përpjekjetnatyrisht, edhe për me i pajis gjithë shkollat e Kosovës me psikolog shkollor, dhe në të njëjtën kohë është i domosdoshëm, ndoshta po aq i domosdoshëm dhe aq i nevojshëm edhe për përgatitje profesionale e psikologëve të shkollës”, tha Telaku për KosovaPress.

Sipas psikologut Telaku, kjo mungesë e psikologëve nëpër gjitha shkollat e Kosovës, është problem që ka qenë e vështirë të zgjidhet edhe prej institucioneve përkatëse, për shkak se vetë studimet në fushën e psikologjisë, e sidomos ato në psikologjinë shkollore, relativisht të reja në shkollë.

MASHT ka siguruar rreth 160 psikologë në nivel të Kosovës, ku në vitin e ardhshëm do të startohet edhe me një numër të caktuar të këtij shërbimi profesional.

Nuk është veçuar se a do të jenë pedagogë, psikologë, pasi që për këtë do të vendosin vetë komunat./kp