Rrëzohet duke shëtitur në muze, dëmton pikturën 1.5 milionë dollarë

Një 12-vjeçar në Tajvan për pak sa nuk është rrëzuar gjatë një vizite në një muze, me ç’rast duke shpresuar se do ti shpëtojë rrëzimit është mbështetur mbi një pikturë e cila kap vlerën e 1.5 milionë dollarëve, shkruan Mashable.

Fun

25/08/2015 11:25

Piktura Paolo Porpora është 350-vjet e vjetër, dhe ishte shfaqur për publikun gjatë një ekspozite në Taiperi. Në një video të postuar nga CCTV, shihet qartë se si djaloshi ishte duke ecur pranë një turme turistësh të cilët po ndiqnin udhërrëfyesin, papritmas pengohet nga një rrethojë dhe bie mbi pikturë duke i bërë një vrimë në mes, transmeton lajmi.net.

Piktura 2Piktura e dëmtuar e titulluar “Flowers” është e gjatë plotë 200 centimetra. Ndërsa kuratori i ekspozitës Andrea Rossi, raportohet se nuk i ka kërkuar familjes së djaloshit të mbulojë shpenzimet e restaurimit të pikturës, pasi kompania e sigurimeve i mbulon ato. (lajmi.net)

YouTube player