Rreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët

Të gjithë prindërit duhet të jenë të brengosur për kërcënimet në rritje të privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve në internet.

Auto & Tek

07/11/2017 18:57

Përderisa të qenit ‘online’ është pjesë vitale e edukimit dhe jetës shoqërore të fëmijës, ditëve të sotme prindërit dhe fëmijët duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet që gjenden në internet.

Mos u tmerroni nga interneti, thjesht qëndroni të njoftuar për kërcënimet e fundit.

RREZIQET QË KA APLIKACIONI “SNAPCHAT”

Edhe pse mund të duket si karakteristikë e mirë, faktikisht funksioni “Snap Map” është i frikshëm për shumë prindër. A vërtet dëshironi që të tjerët ta dini tërë kohën ku është fëmija juaj? Dëshironi që fëmija juaj ta dijë tërë kohën ku shokët e shoqet e tyre janë (“Pse nuk më kanë ftuar edhe mua”)?

Funksioni “Snap Map” i aplikacionit “Snapchat” që tregon vendet ku gjenden miqtë

Snap Map mund të përdoret nga të gjithë keqdashësit  për qëllime të ndryshme, prandaj keni kujdes.

Një rrezik tjetër i aplikacionit Snapchat mund të jetë edhe funksioni “My Eyes Only”, i cili i parandalon tjerët t’i shohin snap-et që dëshironi t’i ruani. Në shumë mënyra kjo mund të jetë mënyrë e mirë për privatësinë e fëmijës, por keni parasysh se kjo do të thotë që fëmija juaj mund të fshehë shumë gjëra edhe nga prindërit!

Bllokimi, raportimi dhe ‘Screenshot’-i: raportoni poste ilegale dhe shqetësuese të cilat gjenden në rrjete sociale.

Shpjegojani fëmijëve rreziqet: flisni me fëmijët për rreziqet e aplikacioneve. Fëmijët janë të mençur, dhe kur e kuptojnë se aplikacionet po i shfrytëzojnë ata për t’iu krijuar varësi dhe për t’ua rrezikuar privatësinë, ata do të reagojnë shumë shpejt.

Bëhuni shembull: përdoreni më rrallë celularin. Bëhuni shembull për fëmijën.

FËMIJËT DUHET T’I KENI PARASYSH KËTO KËSHILLA GJATË TËRË KOHËS NË INTERNET:

– Bëhuni autentikë

– Para se të postoni diçka, bëjani këtë pyetje vetes: “A do të dëshiroja që mami apo babi ta sheh këtë postim”?

– Mbushni rrjetet sociale me faqe dhe njerëz të cilët ju inspirojnë për gjëra të ndryshme

– Keni kujdes kë e bëni ‘Follow’ apo ‘Like’

– Mbani mend se lini gjurmë digjitale sa herë që postoni diçka. Thënë më thjesht, çdo gjë që e postoni në internet, do të mbetet aty tërë jetën!