Rrëzimi i avionit rus, presidenti egjiptian flet për sulmin

Presidenti i Egjiptit sugjeroi se rrëzimi i avionit rus me pasagjerë në Sinai vitin e shkuar, ishte akt terorrist, megjithëse nuk tha hapur se u sulmua nga terroristët.

Bota

25/02/2016 23:48

Gjatë një kofernece ne Egjipt, Abdel Fattah al Sisi foli për çështjen dhe e cilësoi ata si një sulm të planifikuar, diçka që autoritetet egjiptiane nuk e kanë pranuar ende.

“Përballja me terrorizmin nuk ka përfunduar ende. Kushdo qoftë që rrëzoi avionin rus kishte një plan në mendje. Nuk donte të dëmtonte vetëm turizmin, por edhe raportet mes Egjipit dhe Rusisë apo vendeve të tjera”, deklaroi Al Sisi.

Agjencitë egjiptiane të lajmeve thonë se kjo është hera e parë që presidenti i vendit pranon se rrëzimi i avionit rus mund të jetë një akt terrorist.

Avioni u rrëzua më 31 tetor të vitit të shkuar me 224 njerëz në bord dhe që të gjtiha ata humbnë jetën. Që në ditët para pas incidentit tragjik, fillimisht vendet perëndimore dhe më pas Rusia, pranuan se bëhej fjalë për një sulm terrorist.

Por, autoritetet egjiptiane vazhdojnë të ngulin këmbë se nuk ka p rova për këtë, një përpjkeje që sipas analistëve bëhet për të ruajtur industrinë e turizmit që sidoqoftë është dëmtuar rëndë nga ngjarja.

Megjithatë, mesazhi i presidentit Al Sisi vjen si një zbutje e qëndrimit nga ana e autoriteteve egjiptiane që me sa duket po nisin të pranojnë atë që e gjithë bota e di që ka ndodhur.