Rrethimi i Kosovës nëpërmjet radikalizmit

Ishte një lëvizje e papritur e cila solli Kosovën në diskutimin mbi radikalizmin në mediet amerikane.

Lajme

31/05/2016 23:30

Kohëve të fundit ka pasur shumë artikuj, lajme e raportime mbi rritjen e fraksioneve radikale në Kosovë. Një prej më të debatuarave ishte artikulli i The New York Time se “Si Kosova u shndërrua në Pjellore për ISIS “. Derisa ky artikull është shpërndarë shumë në mediet sociale, është kritikuar nga ekspertët e Ballkanit, lokalë e ndërkombëtarë dhe nga qeveritë.

Kështu e fillon shkrimin e tij Erdoan A.Shipoli, i doktoruar në shkencat politike dhe drejtor i FEBA-s, në një opinion të gjatë të publikuar në gazetën e njohur amerikane  “Huffingtonpost”.

Autori  vë në pikëpyetje vështirësinë e kuptimit të kthimit të vëmendjes ndërkombëtare në Kosovë dhe ISIS. “Kosova është vend shumë tolerant me shumicë myslimane dhe po, me fraksione vehabizimi që kanë qenë problem që nga përfundimi i luftës, por të cilët nuk kanë gjetur asnjëherë vend të përshtatshëm dhe gjithmonë janë refuzuar nga pjesa dërmuese e shoqërisë”, vazhdon më tej Shipoli.

Autori më tej thekson se numër i përafërt i personave që kanë shkuar në ISIS, janë edhe nga vendet e tjera përfshirë edhe nga ato të BE-së. “Ata  kanë shkuar në Turqi nga vendet fqinje dhe jo nga Aeroporti i Prishtinës”.

Ai më tej ngre dyshimet nëse e gjithë kjo vëmendje negative nga Kosovës është edhe për faktin se vendi është ndihmuar nga SHBA-ja, Britania, Gjermania?

Ai shkruan se Kosova është shënjestër ngase qartësisht është një tregim suksesi i një intervenimi Amerikan ku nuk është vrarë asnjë ushtar, gjenocidi është ndaluar dhe pavarësisht vështirësive, shteti po vazhdon.

Shipoli deklaron se një tregim i tillë i shërben më shumë grupeve që duan të radikalizojnë myslimanët jo vetëm në Kosovë por gjithkund në botë.

“Për më tepër, edhe pse në Kosovën e pasluftës shumë para nga Arabia Saudite erdhën në Kosovën e shkatërruar, përqindja e atyre që shkuan në Lindjen e Mesme ishte qartësisht e ulët”.

Më tej në këtë opinion, autori deklaron se gjatë vitit 2016, nuk është raportuar asnjë person që ka shkuar në Siri kurse vazhdimisht edhe viteve të kaluara, numri vazhdimisht ka rënë.

Pasi jep edhe shumë arsye të tjera se përse një portretizim i tillë i Kosovës nuk qëndron, autori deklaron se kjo do t’i sjellë dëm të madh një shteti të sapokrijuar duke e izoluar edhe më shumë siç është rasti me liberalizimin e vizave. /lajmi.net

Për më shumë, shkrimin e plotë të Erdoan A.Shipoli, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm. Titulli është i përshtatur nga lajmi.net.

http://www.huffingtonpost.com/entry/securitizing-kosovo-through-radicalism_us_574db820e4b0009f3d849e9c