Rreth 2 mijë ekzaminime për test të virgjërisë

Edhe në shekullin e XXI, virgjëria tek femrat kosovare, vazhdon të mbetet simbol i besnikërisë ndaj burrit të saj të ardhëm. Ndikimi i fesë dhe traditave të vjetra, ka bërë që edhe tash kjo temë të dominojë dhe se femra e paprekur nga një mashkull deri në natën e martesës të jetë modeli i gruas së ndershme.

Lajme

11/04/2018 21:16

Por nëse ndershmëria e saj matet vetëm me disa njolla gjaku edhe mund të jetë zhgënjyes për burrat.

Zhvillimi i mjekësisë ka bërë që përmes “himeno-pastikes”, virgjëria të kthehet tek femrat.
Kjo ndodhë tashmë në Kosovë; madje është kthyer në fenomen.  Në bazë të një hulumtimi që ka bërë Televizioni 7, në ordinancat private por edhe qendrat estetike himenolastika në Kosovës, bëhet për dhjetë minuta dhe një shume pareshe që varion nga 500 – 1 000 euro.
Mungesa e gjakderdhjes në natën e dasmës për arsye qoftë edhe biologjike ka provokuar situata gati tragjike mes familjes së dhëndëri dhe nuses.
Shpëtim në të tilla raste ka qenë një dokument që është lëshuar nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, i cili tregonte nëse kishin kryer apo marrëdhënie seksuale.
E hëna, një ditë pas martese, ka qenë shumë e ngarkuar.
Ky institut, ka kryer testet e virgjërisë që nga viti 1965, por të njëjtat nuk janë ndalur edhe tash pas lufte.
“Menjëherë pas periudhës së luftës do me thanë 99-2002 kemi pasur 720 ekzaminime të tilla. Kurse, në përgjithësi nga viti 99 deri në vitin 2010 kanë qenë 1658 kontrolle të kërkesave private. Koha kur ka qenë ish-instituti ka qenë në QKUK dhe fakulteti i mjekësisë e njëjta është bërë me kërkesë private dhe është paguar në atë kohë 25 marka apo 25 euro kështu diçka përafërsisht dhe ato kanë shkuar në fondin e QKUK’së”
Në një ekzaminim që zgjat hiq më pak se 10 minuta, Gërxhaliu pohon se vajzat kanë përjetuar dhimbje të mëdha sepse një gjë e tillë është bërë me duar.
“Pas vitit 99 kemi filluar do të thotë të bijmë në kontakt me ekspertë mjeko-ligjorë të literaturave anglo-saksone dhe kemi pa se një gjë e tillë e ekzaminimit të formës së atëhershme përmes gishtit ka qenë e kualifikuar si një formë e cila faktikisht i ka dhënë edhe njëherë dhunti viktimës. Duke krahasur me atë se sot bëhet me ….. i cili është me numra, dhe numrat i përshtaten moshës së viktimës.”
Pjesë e këtij komisionit të mjekëve që kryenin testin e virgjërisë ka qenë edhe gjinekologu, Jakup Ismaili.
Ai shpjegon edhe çka konkretisht kanë kërkuar atëherë bashkëshortët dhe prindërit e vajzave.
“Kemi qenë në komision kur qoftë prindi, qoftë bashkëshortët kanë ardh me kërkesë kanë bërë kërkesë zyrtare në mjekësinë ligjore, për ta verifikuar prezencën apo mos prezencën e cipës së vajzërisë.”
“Ajo është një raport mjekësor me të cilin vërtetohet se ekziston membrana e vajzërisë, himeni elastik apo një shqyrje e vjetër, e membranës së vajzërisë, veç qekaq.”
Ismali thotë se himenolastika nuk kryehen në QKUK, megjithatë thotë se një interevenim i tillë nuk është e ndaluar me ligj.
“Nuk është e ndaluar me ligj, nuk ka ligj që e ndalon himenoplastikën, është vetëm akti i mashtrimit, akti i ndërgjegjjës.”
Ai tregon edhe kur kanë filluar kërkesat e para për këtë intervenim.
“Unë punoj gjinekolog mas luftës mas vitit 1999, përpara nuk, se nuk kemi. Zakonisht mas luftës prej 99’tës, unë personalisht po flas, unë prej asaj kohe, kam dëgju se kam punu si specializant edhe si specialist si 20 vjet.”
Por a ka ndikim në jetën seksulae brenda qiftit, një ndëryrhe e tillë në vaginë?
Seksologu, Hajrullah Fejza jep shpjegimin e tij. Duke qenë se Fejza këshillon qiftet për një jetë më të mirë seksuale, ai tregon se virgjëria ose jo ka qenë shkaktarë i shumë ndarjeve në Kosovë.
“Arsyeja pse e bëjnë atë testim ka qenë shumicën e rasteve insistimi nga partneri edhe ka dalë që në shumicën e rasteve ka rezultu se faji ka qenë në shumicën e rasteve te partneri, mosdija e tina, mos gatishmëria e partnerit për tu qasë drejt në marrëdhënie seksuale, ejakulimi parakohshëm pa mujt me e derpërtu himenin, janë shumë faktor që kanë ndikuar në prishje të martesave, në divorce edhe në një çrregullim të jetës së mëtejshme të asaj femre, që pa fajin e saj dhe me rezultatin e një testi të bërë të virgjinitetit kanë humbur martesën.”

E që martesa të ruhet, femrat kryejnë himenoplastiken për të shpëtuar një lidhje martesore.

Por hoxha Osman Musliu, thotë se himenoplastika është falsifikim dhe kjo gjë është e papranueshme në islam.
“Unë mendoj që gabim i madh është nëse njerëzit mendojnë që mundesh me shku te gjinekologu edhe me kthy atë, me bo nifar falsifikimi, ky është falsifikim, edhe falsifikimet nuk preferohen në islam, ma mirë është pendimi, për arsye se zoti e pranon pendimin, edhe është mirë nëse një vajzë ose një femër e cila i tregon djalit, bashkëshortit të vetë që unë e kam bërë një gabim në jetën time, por për atë gabim jam pendu, i kum kërku zotit falje, shumë ma e ndershme edhe shumë më me vlerë është se sa me mëndu me bo një operacion ose me bo një far biznisi të kthimit të virgjinitetit me anë të mjekut, ajo nuk kthehet mo, dmth është një mashtrim, e mashtrimet në fe nuk lejohen”
Mulla Osmani, ka një mesazh për të gjithë gjinekologët që kryejnë himenoplastikën.
“Unë mendoj që jo pse ata njerëz meritojnë të dënohen, dmth njerëzit që mashtrojnë, që tradhtojnë, që falsifikojnë në çdo aspekt të jetës, ata njerëz janë të rrezikshëm, edhe mjekësia ligjore, edhe doktori që e bën këtë punë, unë mendoj që një mjek i cili zihet duke e bërë këtë vepër, sipas meje duhet të dënohet aj, nuk guxon kurrsesi me e mashtru popullin tënd, ose me mashtru vendin tënd, ose njerëzit tu.
Edhe pse Musliu, nuk mendon që kjo duhet të aplikohet në Kosovë, imoraliteti në islam dënohet në mënyrë ta ndryshme.
“Sipas islamit nëse e humb është imoralitet, po dënohet me rrahje, te i pamartuari e pamartuara, te i martuari dhe e martuara dënohet me vdekje, normal sipas parimeve të islamit”
Por a është një vajzë që nuk është e virgjër e pamoralshme?
“Duhet ta dallojmë, vajza që nuk është e virgjër që ka gabu dhe që kërkon falje atëherë ajo është femër e ndershme, por nëse është lavire, atëherë lavirja le të martohet me lavirin dhe laviri le të martohet me lavirin. Pra sipas Kuranit është, i pamoralshmi martohet me atë që është e pamoralshme, sepse është e padrejtë me u martu një lavir me një femër të ndershme. “
Musliu nuk është kritik vetëm më vajzat, por edhe me meshkujt.
“Ai person i cili i ndërron partnerët ai konsiderohet lavir, një njeri që mendon që pa kurrfarë kufiri zhvillon marrëdhënie seksuale me shumë femra, ose me shumë meshkuj.”
Po si gjykohët humbaja e virgjërisë para martese nga feja katolike?!
“Kisha besnikërinë në kurorën e martesës e konsideron si gjë të shenjtë, çdo lidhje paramartesore apo jashtë martesore konsiderohet, trajtohet si mëkat, si flligshti”
Ai ka një këshillë për vajzat e reja.
“Ta ruajnë dinjitetin dhe personalitetin e tyre dhe ti dhurohet dikujt vetëm në dashuri. Përpara cdo lidhje edhe para martesore edhe jashtë martesore është një avanturë e hidhët e cila premton shumë, por sdhuron asgjë”
Kthimi i virëgjërisë, përmes ndërhyrjeve kirurgjike, sipas priftit katolik.
“Është një mentalitet dyftyrsh, unë e kam definuar dyftyrësinë, dyftyrësia është paftyrësi, sepse kush i ka dy nuk e ka asnjë. Dmth njerëzit mundohen t’i fshehin lëshimet, gabimet, e fajet e veta… ”
Këto veprime që feja si ajo katoike dhe mysimane i quajnë paftyrësi, i trajton ende dhe Kanuni.
Pleqnari nga Dukagjini, Rrahman Lajqi thotë se, me Kanun, është obligim i një vajze që të ruajë veten.
“Kur të kshyrim ka ana e moralit, qika e ka pas obligim me rujt veten deri sa të hyn në qiler te burri. Çka do u ba ma herët ajo nuk është shku si qikë, por u shku si vejushkë, edhe aj njeri që e ka ditë ata, ajo gruja ska mujt me kanë e tina kurrë, u përzanë me shumë sakrifica tjera…”
Po cka nëse dhëndërri vëren se nusja nuk është ashtu sic kërkon Kanuni?
“Në koftë ardhë nusja në qilerë u hi burri në qilerë, ka pas një marrëdhënie me grua edhe e ka vërtetu që ajo nuk është sagllamë, ai nuk ka guxu me pas me to asni punë ma shumë….”
Lajci ka një porosi edhe për mjekët që kryejnë këto intervenime por edhe për femrat që e kërkojnë një gjë të tillë.
“Unë qat mjek që e kryen atë punë e shoh barabarë me një kriminel shumë të madh se aj është në gjendje edhe me vra”
“Ajo në opinion e ka, atë fjalën më e keqja, tash me e thanë duhet me ethanë i thonë kurvë asaj.”
Dhe si të tilla ato kanë vetëm një zgjidhje për martesë.
Nëse Kanuni, Bibla apo Krani e shohin si normale këto norma të vjetra, kjo për organizatat që mbrojnë të drejtat e grave është cenim i të drejtave të njeriut.

“Ka studime, një hulumtim me të ri edhe aty del se mbi 70% e të rinjëve e vlerësojnë virgjinitetin si një tipar apo veçori të cilin e kërkojnë te partneri a te partnerja e tyre dhe mund të themi që virgjiniteti vazhdon të mbetet në moralin e shoqërisë tonë”
Me kryerjen e testeve për vërtetim të virgjërisë, Berisha thotë se kryhen krime të nderit.
“Kërkesa për bërjen e testit të virgjërisë është një formë e dhunës dhe kjo duhet dhe është e ndalueshme edhe në kushtetutën e Kosovës….”
Duke pasur parasysh presionin që ju bëhet vetëm vajzave për virgjërinë, nga rrjeti i grave thonë se ky është diskriminim gjinor.
“Presioni që ju bëhet vajzave, se po besoj që ky operacion normal që ju bëhet vetëm vajzave, nuk e pyet askush ndonjë djal nëse është virgjin, nuk i kërkojnë ta bëjë ndonjë test të vecantë për ta parë se a është vergjinë apo jo.”
Meshkujt shqiptarë që hiqen si të moderuar, bëjnë çka duan me femrat.
Por kur vjen koha e martesës, ata mbesin po ata të njëjtit;