Rreshti i njerëzve që presin për ushqim në Venezuelë

Në dhjetor, udhëheqësi i opozitës Leopoldo Lopez krahasoi shkallën habitëse të inflacionit në vend me atë të Zimbabve. Çmimet e konsumit kanë pësuar rritje prej 56% që kur Nicolas Maduro hyri në pushtet në vitin 2013. Ky rresht të jep një përshtypje të jashtëzakonshme për mënyren se si janë gjërat atje – sa venezuelas duhet…

Lajme

02/03/2014 20:40

Në dhjetor, udhëheqësi i opozitës Leopoldo Lopez krahasoi shkallën habitëse të inflacionit në vend me atë të Zimbabve.

Çmimet e konsumit kanë pësuar rritje prej 56% që kur Nicolas Maduro hyri në pushtet në vitin 2013.

Ky rresht të jep një përshtypje të jashtëzakonshme për mënyren se si janë gjërat atje – sa venezuelas duhet të hyjnë në rresht për orë të tëra që të ushqejnë veten dhe familjet e tyre çdo ditë.

Kjo foto është bëre në San Cristobal, kryeqyteti i vendit malor perëndimor i Táchira’s.

Është një prej epiqendrave të protestës, në të cilën të paktën 15 njerëz kanë vdekur.

Demonstratat nuk duket se do të ndalen, edhe pas arrestimit të Lopez javën e kaluar.

Të mërkurën, qeveria lajmëroi masa të reja të cilat do të ndërmirren për të frenuar inflacionin duke e krijuar një treg dytësor në të cilin firma e vajit në vend Petrolos de Venezuela SA, njerëz dhe kompani të tjera mund të këmbejnë dollarë.

Presidenti Nicolas Maduro është duke marrë masa më pak ortodokse për t’i shuar protestat. Këtë javë ai e ka lajmëruar një fillim më të hershëm të karnevaleve të kreshmës te cilat ishin planifikuar të mbaheshin këtë fundjavë.

“Oligarkia dëshiron që t’a marrë edhe karnevalin prej njerëzve”, tha Maduro para një turme të madhe të mbështetësve të mërkuren. “A e pranoni ju këtë?”

“Jo”, bërtitën ata.

“A dëshironi t’i anuloj karnevalet për këtë vit?”, pyeti ai.

“Jo!”

Ai vazhdoi t’i pyeste nëse dëshironin që ai t’ia merrte karnevalin fëmijëve të tyre dhe grupeve kulturole. (Sigurisht qe jo.)

“Ky është fashizëm”, vazhdoi ai. “Të marresh nga njerëzit të drejtat e tyre kulturole, të drejtën e tyre per karneval, është fashizëm i pastër.

Pavarësisht argumentit të tij imponues, duket se protestuesit nuk janë nisur për ne plazh duke iu bindur urdhërave të Maduros. Ata janë ende nëpër rrugë. Protestuesi në qendër të fotos së mëposhtme, të bërë jashtë një stacioni metroje në Carcas, është duke e mbajtur një shenjë që thotë, “Ne do të iu japim karnevalin në këmbim të sigurisë dhe ushqimit.”