Rrëqebulli sërish kapet nga kamerat-kurthe në Shqipëri (Foto)

Lynx lynx balcanicus, apo rrëqebulli është kapur sërish nga kamerat kurthe në Pukë të Shqipërisë.

Fun

10/04/2016 23:23

Fotot janë publikuar nga ‘Protection and Preservation of Natural Environment in Albania’ në facebook, transmeton lajmi.net

Nga këto kamera janë kapur edhe disa kafshë të tjera.

Përshkrimi i plotë i kësaj organizate:

Lajme të mira nga rajoni i Pukës!

Fotot e para dhe të shumëpritura të rrëqebullit për këtë sezon monitorimi…

Kontrrolli i radhës i kamerave-kurth surprizoi ekipin e PPNEA me fotografimin e rreqebullit të Ballkanit për herë të parë në një zonë të re, në skajin më verior të Pukës. Ky fakt tregon se popullata rezidente e rrëqebullit të Ballkanit ka një përhapje të gjerë në këtë rajon. Gjithashtu, ju do të gjeni foto të mrekullueshme edhe të gjitarëve të tjerë të mëdhenj si ariu i murmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), derri i egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus) dhe lloje të tjera.

Sezoni i monitorimit vazhdon…

rr

rreqebulli

ariu dhelpra kaprolli rrr rrrrr rrrrrr ujku