Rrëfimi i zjarrfikësit për shpërthimin në Uzinën e Ballshit
Zjarrfikësi i plagosur në shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, Gramoz Fejzo, rrëfen si ndodhi ngjarja.
Lajme
Në dëshminë e tij për mediat, Fejzo thotë se Uzina shpërtheu në moment dhe se zjarr si ai i një nate më parë nuk kishte rënë ndonjëherë.
“Uzina shpërtheu në moment. Gjithçka ndodhi papritur. Ishim 6 veta të zjarrfikëses në vendin e ngjarjes. Shpërtheu bombola e hidrogjenit”, u shpreh ai.
Fejzo thotë se pavarësisht flakëve, ekipi i zjarrfikëses punoi për të shpëtuar jetët njerëzore. “Pavarësisht nga flakët punuam në Uzinë dhe nxorëm një viktimë i cili ishte i djegur”.