Rrëfimi i hoxhës së Vrellës për foshnjën e braktisur

Një foshnje e posalindur që u gjet në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vrellë të Istogut, është nën përkujdesje mjekësore.

Lajme

06/05/2018 20:08

Atë e gjeti hoxha i fshatit, Arben Dreshaj, që thotë se foshnja ishte lënë brenda një pakoje mbi veturën e tij, teksa ai po falte namazin e sabahut.

Kushdo që e ka bërë këtë, hoxha thotë se e kanë lënë në duar të sigurta.

Fëmija i gjinisë mashkullore tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.