Rrëfimi i atyre që e krenuan Kosovën

Ueb faqja për xhudo “judocrazy.com” i ka kushtuar një artikull trajnerit të mirënjohur Driton Kuka, si dhe suksesit të tij me Majlinda Kelmendin.

Sport

16/01/2017 15:08

“Judocrazy” sjell fillimet e Kukës në karrierën e tij si xhudist.

“Driton Kuka ishte një lojtar premtues i xhudos në ish-Jugosllavi. Në Kampionatin Evropian për Junior më 1989 në Athinë ai kishte arritur vendin e pestë, dhe gjatë kësaj rrugës kishte mposhtur izraelitin Shay-Oren Smadja, i cili më vonë kishte arritur që merrte medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Barcelonë më 1992”, shkruan ‘Judocrazy’.

Më 1991, Kuka kishte marrë pjesë për herë të parë, dhe të fundit në një garë për senior, në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë me ç’rast kishte arritur të marr të bronztën në kategorinë deri në 71kg. E ardhmja duke e ndritur, por lufta ndërpreu ambiciet e tij për xhudo.

“Fatkeqësisht, ajo ishte gara ime e parë dhe e fundit në nivelin senior sepse pas kësaj, për shkak të luftës, të gjithë shqiptarët e Kosovës refuzuan që të garonin për Jugosllavinë”, thotë Kuka.

Pra, në moshën 19 vjeçare karriera e tij garuese kishte përfunduar. Por, megjithatë ai asnjëherë nuk e humbi dashurinë për xhudon.

“Nuk mund ta imagjinoj jetën pa xhudo”, shprehet Kuka. Xhudo është pjesë e familjes së tij. Një nga vëllezërit e tij, Syla ishte trajner i tij, kurse Agroni momentalisht është president i Federatës së Xhudos. Së bashku ata ndërtuan një klub të xhudos të quajtur, “Klubi i Xhudos Ippon”.

Më 1999, kur lufta në Kosovë përfundoi, Kuka filloi të stërvitë fëmijët. Sot, klubi ka më shumë se 200 anëtarë, në mesin e tyre medalist në kadet, junior dhe atë senior.

Natyrisht se studentja e tij më e famshme është Kelmendi, që filloi xhudon në fillim të vitit 2000, kur ishte vetëm tetë vjeç.

“Ajo ishte shumë serioze për moshën e saj, dhe shumë e fokusuar që nga fillimi. Ishte nxënësja ime favorite, e pashë potencialin e saj”, thotë Kuka.

Kelmendi ishte shumë e vëmendshme, dhe përkundër që ishte djathtake nga natyra, dhe ajo kishte filluar të luftonte me të majtën. Një ditë kur Kuka e kishte pyetur se përse po e bën atë, përgjigja e saj e kishte befasuar. “Ajo më tha se më kishte parë mua të luftoja me të majtën dhe ka ardhur në përfundim se lufta në të majtë mund të jetë gjëja e drejtë për t’i bërë gjërat”, shprehet Kuka.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6