Rrahu gruan shtatzënë me kabllo të rrymës, dorëzohet në polici

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesën në Gjykat për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit SH.SH, nga komuna e Gjakovës, i komunitetit egjiptian pasi që i njëjti në shtëpinë e tij me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij SH.I ., duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajme

24/10/2018 17:36

E dëmtuara SH.I ,edhe pse ishte shtatzënë, nga bashkëshorti  i saj SH.SH, kishte marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit me një kabllo të rrymës, ku si pasojë e këtyre lëndimeve është dërguar në  Qendrën Emergjente  të spitalit ”Isa Grezda” Në Gjakovë, për tretman mjekësor,

I pandehuri ishte në arrati prej 19 tetorit dhe më 23 tetor është vet paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.