Rrahje grupore në Kaçanik, bëhen për spital dhjetë persona

Nga një rrahje masive që ka ndodhur dje kanë pësuar disa persona.

Lajme

21/09/2017 11:38

Sipas Policisë së Kosovës,  në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj, pasi të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafeteri janë sulmuar fizikisht me shkopinj druri dhe shufra metalike nga një grup prej rreth 10 personave të dyshuar.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është proceduar për “lëndim i rend trupor”. /Lajmi.net/