Rrahen vëllezërit në Pejë, përdoren edhe thikat

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Vitomiricë të Pejës janë rrahur dy vëllezër.

Lajme

27/05/2018 10:45

Në incident është përdorur edhe thika. E gjithë kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ata po rregullonin kopshtin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke  të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar ( vëllain e ti) rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mprehtë ( thikë). Viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia. /Lajmi.net/