Studentet e UP-së, kampione në Futsal në Euro Milano 2024

Studentët e Universitetit të Prishtinës janë shpallur kampione në ndeshjen në Futsal. Kjo fitore ka arritur përball ekipeve të universiteteve prestigjioze të shteteve, si Italia, Franca, Belgjika, shkruan Lajmi.net Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës futbollistja më e mirë në këtë konkurrencë është shpallur studentja e Universitetit të Prishtinës, Verona Berisha. Ndërkaq ekipin e Universitetit…

Lajme

04/05/2024 21:46

Studentët e Universitetit të Prishtinës janë shpallur kampione në ndeshjen në Futsal.

Kjo fitore ka arritur përball ekipeve të universiteteve prestigjioze të shteteve, si Italia, Franca, Belgjika, shkruan Lajmi.net

Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës futbollistja më e mirë në këtë konkurrencë është shpallur studentja e Universitetit të Prishtinës, Verona Berisha.

Ndërkaq ekipin e Universitetit të Prishtinës e udhëhoqi trajneri, prof. Musa Selimi.

Njoftimi i plotë:

Studentet e UP-së, kampione në Futsal🏆🇽🇰 në EURO MILANO 2024 ⚽️🇮🇹

Në ndeshjen e parë e mundën ekipin e Milanos, pastaj të Parisit dhe Gentit të Belgjikës, duke i mundur edhe të tjerët dhe, pa asnjë humbje, arriten në finale me ekipin e Gentit të Belgjikes, për të arritur fitore me rezultat 3:0.

Përveç me rezultate bindëse, e veçantë ishte përgatitja e lartë fizike dhe sidomos teknike e futbollisteve tona.

Kënaqësi e veçantë ishte kur pas çdo ndeshjeje të fituar, ekipet kundërshtare tregonin respekt dhe konsideratë të lartë, duke u interesuar për ekipin dhe Universitetin e Prishtinës.

Eshtë e arritur e madhe të fitosh kundër ekipeve të universiteteve prestigjioze të shteteve, si Italia, Franca, Belgjika, etj.

Ekipin e Universitetit të Prishtinës e udhëhoqi trajneri, prof. Musa Selimi.

Futbollistja më e mirë në këtë konkurencë është shpallur studentja e Universitetit të Prishtinës, Verona Berisha ⚽️🏆.

Sporti universitar i Kosovës, i udhëhequr nga Universiteti i Prishtinës, çdohere me rezultate të larta në gara ndërkombëtare.

#UnëjamUP ⚽️🏆🇽🇰