Rrah gruan e tij, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshmë në Prishtinë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Lajme

04/01/2018 13:05

Një i dyshuar i gjinisë mashkullore është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq që viktima ka pranuar tretman mjekësor. /Lajmi.net/