Ronaldo ka një lajm të keq para finales kundër Juventusit (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka pranuar se James Rodriguez mund të largohet nga Real Madrid.

Sport

02/06/2017 08:27

James Rodriguez mund të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Cristiano Ronaldo ka thënë se shpreson që kolumbiani të mbetet në klub. Por, ai ka pranuar se James mund të kërkojë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.

“James ka arsyet e tij të largohet dhe ne duhet t’i respektojmë ato”, deklaroi Ronaldo për “La Sexta”, para finales kundër Juventusit, të shtunën në Cardiff, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse ai nuk ndihet i lumtur dhe kërkon më shumë, atëherë duhet ta bëjë atë që është më e mira për të”, theksoi ai. /Lajmi.net/