“Ronaldo do të luajë ndaj Lazios”

Cristiano Ronaldo do të debutojë në shtëpi për Juventusin, në ndeshjen që nesër (e shtunë) ‘Zonja e Vjetër’ e zhvillon kundër Lazios.

Sport

24/08/2018 21:20

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri.

Portugezi paraqitjen e parë për Juventusin e regjistroi xhiron e parë, në fitoren 2-3 në udhëtim te Chievo.

33 vjeçari në këtë ndeshje tentoi disa herë të gjente rrjetën, por e kishte të pamundur përballë Sorrentinos që u shfaq në formë atë ditë.

Golin e parë në Serie A, Ronaldo do ta kërkojë tash ndaj Lazios në ‘Allianz Stadium’.

“Cristiano do të luajë nesër”, ka deklaruar Allegri në konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Juventusit dhe Lazio fillon nga ora 18:00./Lajmi.net/