Roladë me çokollatë

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet rolada me çokollatë. Më poshtë keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një roladë me çokollatë si dhe udhëzimet se si bëhet një gjë e tillë.

Lifestyle

16/09/2015 16:27

Përbërësit:

  • 8 vezë
  • 8 lugë sheqer
  • 6 lugë arra të bluara
  • 5 lugë miell
  • lëvore limoni
  • 100 gr çokollatë
  • 4 dcl ajkë qumështi (Hopla)

Udhëzimet:

  1. Tunden vezët me sheqer.
  2. Shtohen arrat dhe mielli me lëvore limoni.
  3. Masa përzihet me lugë.
  4. Kësaj i shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe përzihet gjersa të bëhet masë e njëllojtë.
  5. Derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme.
  6. Futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C që të piqet për afro 10-12 min.
  7. Korja e pandispanjës përmbyset në pecetë të lagur,i largohet letra.
  8. Në ndërkohë tundet ajka.
  9. Pasi të ftohet pak korja,lyhet me dy lugë xhem të holluar me dy lugë ujë të nxehtë,pastaj me ¾ e pjesës së ajkës.
  10. Mbështillet me kujdes në roladë.
  11. Me pjesën e ajkës së mbetur, lyhet mbi dhe anash.
  12. Pasi të ftohet mire,pritet në rrathë. /kuzhinashqiptare