Roku lanson një USB 3500R

Google Chromecast ndoshta është i mirë, por nuk është më i mirë se ky model i Rokut. Ky model i USB-së dallon shumë nga ai i Google për arsye se ai vjen me një telekomandë – duke ju lejuar që t’i shihni përzgjedhjet që i bëni në ekran të madh pa pasur nevojë që të…

Auto & Tek

28/03/2014 20:27

Google Chromecast ndoshta është i mirë, por nuk është më i mirë se ky model i Rokut.

Ky model i USB-së dallon shumë nga ai i Google për arsye se ai vjen me një telekomandë – duke ju lejuar që t’i shihni përzgjedhjet që i bëni në ekran të madh pa pasur nevojë që të shikoni në celularin tuaj të mençur.

Telekomanda gjithashtu përmbanë një teknologji RF, kështu që ju nuk keni nevojë të ia drejtoni telekomandën direkt televizionit. Por ndoshta më e rëndësishmja është që Roku tashmë ka ndërtuar një dyqan të madh me rreth 1,200 aplikacione për kanale.

Paisja e Rokut futet në prizë prapa në vendin e HDTV dhe mbështetë një përmbajtje prej 1080p, në rezuluzion të Lartë HD.

Paisja gjithashtu mbështetet në valët WiFi, kështu që ju nuk do të keni nevojë që të vendosni kabllo të internetit në TV për të pasur qasje në internet.

Me aplikacionin e Roku, ju gjithashtu mund t’i ndani kanalet e tuaja të preferuara, si për shembull Netflix, YouTube dhe të shihni përmbajtje tjera nga celulari juaj apo tableta juaj në TV.