Robert Berisha shokon me përgjigjen kur u pyet nëse do e falte tradhtinë

Robert Berisha po vazhdon të jetë pjesë e spektaklit ‘DWM’.

ShowBiz

26/11/2018 23:55

Këngëtari Robert Berisha përveç suksesit në muzikë e ka dëshmuar se është edhe një valltar shumë i mirë, shkruan lajmi.net.

Ai në spektaklin ‘DWM’ e ka partnere Leila Krajën një femër tejet seksi.

Roberti madje është pyetur se a do të jetë xheloze Nora kur e sheh se po vallëzon me një femër kaq seksi dhe ai i ka thënë disa fjalë të mëdha për gruan e tij të cilën e do shumë.

Këngëtari sot u pyet për tradhti, nëse do ta falte dhe ka shokuar të gjithë me përgjigjen.

“Ai që e fal e ka zemrën të madhe”, u shpreh Roberti./Lajmi.net/