Rivotimi në Istog, tre persona intervistohen për ryshfet

Tre persona janë intervistuar për dhënie dhe marrje të ryshfetit gjatë procesit zgjedhor në Istog.

Lajme

17/12/2017 17:47

Lajmin për klankosova.tv e ka bërë të ditur Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Këta persona pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Ibraj tutje ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë në ditën kur po votohet “gjithçka është në rregull”.

Në Istog sot po votohet për herë të tretë, për ta zgjedhur të parin e kësaj komune.