Rivalitet NATO-Rusi në Shqipëri e Greqi (Video)

Pas shqetësimeve të ngritura për disa ushtarakë rusë në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli sqaroi se ndodhen në vendin tonë për shkak të një pune rutinë pasi Rusia është vend anëtar i OSBE.

Lajme

29/09/2016 21:55

Megjithatë, lëvizje të shumta të NATO-s dhe Rusisë po ndodhin në rajon. Ndërkohë që NATO do të ndërtojë një bazë ushtarake në Bizë të Martaneshit, në Korfuz të Greqisë ka mbërritur një fregatë ruse.

“Admiral Grigorovich” është një nga luftanijet me teknologjinë më të përparuar të flotës së Rusisë dhe ndodhet e ankoruar në brigjet përballë Shqipërisë. Kjo luftanije mbërriti dje në ishullin grek dhe do të qëndrojë deri të premten për t’u larguar drejt Lefkadas, tjetër ishull grek, raporton syri.net.

Mediat greke raportojnë se ankorimi i fregatës në Korfuz përkon me përvjetorin e Miqësisë Greqi-Rusi dhe 1000 vitet e pranisë ruse në Malin e Shenjtë në Greqi.

YouTube player