Rita sjell prapaskenat e xhirimeve të reklamës për markën “Giuseppe Zanotti”

Rita Ora ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.

ShowBiz

21/01/2019 17:50

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të marrë pjesë në reklamë të markës italiane “Giuseppe Zanotti”, shkruan lajmi.net.

Disa nga prapaskenat e xhirimeve i ka ndarë me ndjekësit në Instagram pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë.

“Mezi po që të festoj me Giuseppe Zanotti javën e ardhshme në Los Angeles me koleksionin tonë dhe gjithë xhirimet e mahnitshme që bëmë. Këtu janë prapaskenat për ju”, ka shkruar Rita.

Sa u përket projekteve muzikore, Rita po ashtu është aktive. Ajo madje ka shënuar edhe një tjetër sukses me albumin e ri.

Duke hyrë në javën e tetë të publikimit, “Phoenix” ka arritur në total 1.67 miliard dëgjime në platformën ‘Spotify’. Gjithashtu, ky album bëhet albumi i pestë i një femre më i dëgjuar në vitin 2018./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bs2OpaenY7D/