Rita Ora: Jam e lodhur nga teknologjia

Ylli botëror Rita Ora tashmë ka filluar turneun në vende të ndryshme të botës.

ShowBiz

23/05/2018 14:12

Disa ditë radhazi ajo ka publikuar performancat e saj në vendet e ndryshme duke mos u shkëputur asnjëherë nga rrjetet sociale, shkruan lajmi net.

Së fundmi, përmes një postimi që ka bërë në Instastory ajo tregon se jemi aq të varur nga rrjetet sociale sa që na shoqërojnë kudo.

“Jam e lodhur nga Teknologjia”, ka shkruar ajo.

Ora, po ashtu ka treguar se sonte do të performoj në Paris ndërsa gjatë ditës është kujdesur të pushoj e të marrë disa rreze dielli.

Kujtojmë se këngën e re “Girls” e ka publikuar para një jave me Cardi B, Bebe Rexha & Charli XCX. /Lajmi.net/