Rita Ora do të performojë në natën e ndarjes së çmimeve prestigjioze ”Oscars”

Rita Ora, e kandiduar për çmimin Oscar në kategorinë e këngës më të mirë origjinale, për këngën e saj "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond The Lights ", do të performojë live në këtë natë magjike.  

ShowBiz

29/01/2015 11:34

Kënga e kompozuar nga Diane Warren , do t’i japë mundësinë Rita Orës të ngjitet në skenën e Oscar për të performuar për herë të parë në një skene kaq të rëndësishme, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që interpreton në këtë skenë.

Ky është një moment i rëndësishëm për këngëtaren, e cila nuk ka publikuar asnjë album deri tani në Amerikë, prandaj ky rezultat është akoma më i jashtëzakonshëm.  

Vetë Diane Warren në intervistën e saj për Billboard u shpreh “…kjo mund të jetë kënga përcaktuese e karrierës së Ritës…”. Të gjithë bëjmë tifo për të.

 

VIDEO: