Rita nuk i lë vend imagjinatës në “MTV VMA”, vetëm në rrjetë e pa reçipeta

Pas mesnatës së të hënës (me orën lokale të Kosovës dhe Shqipërisë) filloi ngjarja më e madhe e industrisë së muzikës, “MTV VMA”.

ShowBiz

21/08/2018 10:29

Në këtë ngjarje nuk kishin se si të mungojnë edhe dy shqiptaret që kanë bërë emër në mbarë botën, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Rita Orën dhe Bebe Rexhën, të cilat ashtu si yjet e tjerë janë kujdesur që të duken sa më mirë në këtë ceremoni.

Rita ka befasuar të gjithë kur u shfaq në tapetin e kuq veshur me një fustan të zi, i tëri transparent.

Madje, këngëtarja nuk kishte veshur fare reçipeta, duke mos i lënë aspak vend imagjinatës. /Lajmi.net/