Rita: E pyeta babain se çka mund të bëj unë për Kosovën

Këngëtarja Rita Ora pas arritjes në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për shtyp.

ShowBiz

17/02/2018 17:39

Në mes të pyetjeve, ajo është pyetur edhe për ndjenjat që ka përjetuar kur është zgjedhur si “Ambasadorja e nderit në Kosovë”, shkruan lajmi.net

E përgjigja e Ritës ishte mjaft interesante.

“Kur u bëra ambasadore e pyeta babain tim “çka me bo tash”, sepse u bëra një model për të tjerët dhe ai me tha te jem vetja dhe të jem falënderuese dhe krenare prej nga vij. Në çdo intervistë e kam përmend Kosovën dhe vendin ku kam lind, kështu që prindërit me thonë ha pite fol shqip por un di shqip por jo shumë mirë me fol” ka thënë Rita.

Kujtojmë se nga ora 22:00 tek sheshi Skenderbeu Rita do mbaj një mega koncert./Lajmi.net/