Rita dhe Calvin do të jetojnë në Los Angeles

Rita Ora dhe Calvin Harris po lëvizin së bashku. Këngëtarja shqiptare po mendon të vendoset në Beverly Hills të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me të dashurin e saj, me të cilin janë bërë bashkë një vit më parë, në tentim për ta ruajtur dashurinë e tyre, e cila rezikonte të shkatërrohej nga…

ShowBiz

07/01/2014 16:40

Rita Ora dhe Calvin Harris po lëvizin së bashku. Këngëtarja shqiptare po mendon të vendoset në Beverly Hills të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me të dashurin e saj, me të cilin janë bërë bashkë një vit më parë, në tentim për ta ruajtur dashurinë e tyre, e cila rezikonte të shkatërrohej nga largësia.

“Nuk është sekret se kishte periudha gjatë vitit që shkoi kur ata ishin të mërzitur dhe të lodhur nga njëri tjetri. Nuk është e lehtë për një çift të ri të shpenzojë javë larg njëri tjetrit”, thotë një burim brenda çiftit.

– “Gjatë Krishtlindjeve, Calvin ka kërkuar nga Rita që të lëvizin drejt Los Angelesit me banim, kështu që ata do të lidheshin edhe më shumë. Ai beson se lidhja e tyre mund të zgjasë dhe të përforcohet, nëse qëndrojnë afër njëri tjetrit”, vazhdon burimi.

23 vjeçarja ishte përzënë nga apartamenti që e kishte marrë me qira në Londër, për shkak të ndejave që i mbante natën dhe prishjes së qetësisë së komshinjve.

“Ritës i duhej kohë për ta marrë një vendim. Është një hap i madh. Mirëpo, ajo kalon shumë kohë në LA dhe ka miq atje. Kështu që, ajo e di se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë. Calvin ishte i lumtur kur Rita iu përgjigh me po”, përfundoi ky burim. 29 vjeçari skocez është DJ i njohur botëror.