Risia e WhatsApp, mund të fshini mesazhin brenda 5 minutash nëse nuk iu pëlqen

Pesë minuta do të jenë të mjaftueshme për ju për të rimendur mesazhin që doni të dërgoni në WhatsApp. Një aplikacion i ri ofron mundësinë për ta fshirë mesazhin e dërguar në limitet e 5 minutave, nëse ai nuk është hapur nga marrësi, pavarësisht se ju e keni nisur tashmë atë.

Auto & Tek

11/06/2017 19:18

Aktivizimi i opsionit “Recall” i WhatsApp është shumë afër.

Funksioni i ri, i cili do t’ju lejojë të fshini gjërat që keni dërguar tashmë, pritet të aktivizohet nga kompania shumë shpejt, shkruan javanews.al

Opsioni “Recall” (risjell, terheq, kthej mprapsht) do të ketë akses në të gjitha llojet e mesazheve, duke përfshirë tekstet, imazhet, videot, GIF-të, dokumentet, por vetëm nëse ato janë dërguar brenda një afati pesë minutash.

Çdo gjë që keni dërguar më shumë se pesë minuta më parë, nuk do të keni mundësi ta fshini.