Risi në Facebook Messenger (Foto)
Kur të bëni një fotografi me shokë, do të merrni një njoftim për t’ua dërguar fotografinë edhe atyre përmes Messenger. Për momentin, kjo veçori e re është në dispozicion vetëm në Australi.
Auto & Tek
Muajin e kaluar, 9.5 miliardë fotografi u dërguan me Messenger. Njerëzve u pëlqen që ta përdorin këtë aplikacion për të shpërndarë foto dhe Facebook po dëshiron që t’ju inkurajojë që të vazhdoni ta bëni këtë.
Kështu, Facebook është duke aplikuar teknologjinë e njohjes së fytyrës direkt në kamerën tuaj, kështu që t’i skanojë fotografitë që ende nuk i keni postuar, transmeton lajmi.net.
Kur dilni në fotografi me një apo disa shokë, Facebook do t’ua njohë atyre fytyrat dhe do t’ju sugjerojë që t’ua dërgoni atyre fotografinë përmes aplikacionit.
Kur e bëni fotografinë, Facebook do t’ua dërgoj një njoftim të menjëhershëm duke iu sugjeruar që ta shpërndani fotografinë me ata të cilët e bëtë foton. Ju mund ta prekni “send” direkt nga ekrani.
Facebook e ka lëshuar një përditësim për iOS dhe Android në Australi sonte, dhe pas Australisë pritet të vijë edhe tek ne. (lajmi.net)