‘Ringjallet’ njeriu që jetoi para 1900 viteve (Video)

Teknologjia po bën sot mrekulli dhe arkeologët falë saj kanë mundur të krijojnë së fundi në 3D fytyrën e lordit ikonë të Sipanit në Peru, plot 1.900 vjet pas vdekjes së tij.

Fun

22/09/2016 14:21

Me ndihmën e ekspertëve brazilianë, tiparet e luftëtarit të lashtë janë rikthyer deri në detajin më të vogël. Lordi i Sipanit i përkiste civilizimit të vjetër Moche. Varri i tij u zbulua në 1987-n i paprekur. Gjetja u përshëndet si një prej arritjeve më të mëdha arkeologjike të dekadave të fundit dhe për nga rëndësia, u krahasua me atë të Tutankamonit në Egjipt.

“Lordi i Sipanit dhe Tutankamoni janë dy prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturave të tyre duke iu referuar vendit dhe epokës kur jetuan. Lordi ishte kreu i një dinastie të shenjtë dhe faraoni ishte asokohe edhe ai pjese e një dinastie të tillë”, shprehet Walter Alva, arkeolog.

Sipas Alvas, rindërtimi i fytyrës së lordit në 3D tregon sesi shumë banorë të rajonit vazhdojnë të ruajnë karakteristike fizike të ngjashme me ato të luftëtarit legjendar. Kultura Moche lulëzoi në brigjet veriore të Perusë ndërmjet vitit 1 dhe 800 të erës sonë. Ajo besohet të ketë qenë paraardhësja e civilizimit të fuqishëm Incas të Perusë.

YouTube player