Rikthehet virusi Ebola

Virusi Ebola është shpërndarë nga fshatrat në një qytet në Kongo, duke rritur shqetësimet se sëmundja do të jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar.

Bota

17/05/2018 23:49

Ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga ka konfirmuar disa raste në qytetin Mbandaka, të banuar nga rreth një milion banorë.

Ky qytet njihet për trafik të madh dhe lidhje me kryeqytetin Kinshasa.

Deri më tash është raportuar për 42 persona të infektuar, derisa 23 konsiderohet të kenë vdekur, shkruan rtv21.tv.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar më shumë se 4 mijë doza të një vaksine eksperimentale dhe një sasi tjetër pritet të dërgohet në ditët në vazhdim.

Vaksina në fjalë është e palicencuar mirëpo është treguar efektive në disa raste kur ka shpërthyer Ebola në Afrikën Perëndimore.

Ajo duhet të ruhet në temperaturë midis -60 dhe -80 gradë celsius, mirëpo furnizimet me energji elektrike nuk janë stabile në Kongo.