Rikthehet në trojet shqiptare, Afërdita Dreshaj paralajmëron gjëra të mëdha

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është duke kaluar disa ditë të mira në trojet shqiptare.

ShowBiz

18/09/2018 23:34

Pas martesës në Miami, pushimeve luksoze ajo është rikthyer në Kosovë për të punuar në projekte të reja, shkruan lajmi net.

E fundit këngë që ka lansuar është ‘Topless’ në bashkëpunim me Agon Amigën, projekt ky që solli ndarjen e Agonit me Egzonën.

Përkundër kësaj, Dreshaj nuk do të largohet nga muzika e cila ka paralajmëruar këngën e re që do ta sjell së shpejti.

Kurse tani, ajo po ashtu ka realizuar edhe një kover të veçantë për një revistë. “Kam përfunduar një kover të veçantë për një revistë sot”, shkruan ajo teksa falënderon ekipin e saj.

Në ditët në vijim do të shohim se çfarë befasie ka përgatitur modelja Dreshaj për fansat.

Nga ana tjetër, ajo po gëzon një jetë të lumtur me bashkëshortin, Jakub Kindl, të cilët u martuan në qershor të këtij viti. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn3_axbl78E/?hl=en?&taken-by=aferditadreshaj