Rikthehen reshjet e borës në Korçë

Reshjet e borës janë rikthyer në një pjesë të Qarkut të Korçës.

Lajme

20/01/2019 18:50

15 cm borë janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës mëngjesin e së dielës.

Pavarësisht borës, situata në akset nacionale vazhdon të jetë normale, ndërkohë që dhjetëra turistë i janë drejtuar Dardhës për të shijuar fundjavën.

“Jemi nga Spanja dhe jetojmë në Tiranë. Vendosëm të vijmë në Dardhë për ta njohur. Vend i vogël, por shumë i këndshëm”, thotë një turiste. /tch