Rikthehen Backstreet Boys

Grupi ‘Backstreet Boys’ është i gatshëm të rikthehet me një performancë gjatë këtij fundviti. Adoleshentët e dikurshëm të suksesshëm, do të bëhen bashkë gjatë festës së Krishtlindjeve, ku do të paraqiten në Washington, së bashku me Sheryl Crow, Anna Kendrick, Janelle Monáe e Pat Monahan. Këtë festival, të 32-in me radhë do ta udhëheq Hugh…

ShowBiz

24/11/2013 20:00

Grupi ‘Backstreet Boys’ është i gatshëm të rikthehet me një performancë gjatë këtij fundviti. Adoleshentët e dikurshëm të suksesshëm, do të bëhen bashkë gjatë festës së Krishtlindjeve, ku do të paraqiten në Washington, së bashku me Sheryl Crow, Anna Kendrick, Janelle Monáe e Pat Monahan.

Këtë festival, të 32-in me radhë do ta udhëheq Hugh Jackman. Koncerti, i cili ndiqet çdo vit nga presidenti dhe zonja e parë, do të mbahet në National Building Museum më 15 dhjetor.

Anëtarët e grupit ‘Backstreet Boys’, Nick Carter, Howie Dorough, AJ McLean, Kevin Richardson e Brian Littrell, të cilët aktualisht gjenden në Gjermani, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert.