Rihanna shkëlqen në premierën e filmit ‘Valerian’ (Foto)

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna së fundi ka qenë e angazhuar rreth një roli në filmin ‘Valerian’.

ShowBiz

18/07/2017 09:16

Në premierën e këtij filmi ishte e pranishme edhe ajo, e cila mahniti gjatë paraqitjes në tapetin e kuq, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte veshur një fustan pink të lehtë, i cili ishte i gjatë prapa dhe e bënte këngëtaren, në këtë rast aktoren e filmit të dukej madhështore.

Filmi do të lansohet nëpër kinema më datë 21 të këtij muaji, derisa për këngëtaren është rezervuar një rol i veçantë. /Lajmi.net/