Ndodhë edhe kjo: Tre pejan e bëjnë për spital anketuesin për regjistrim të popullsisë, përfundojnë në burg

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi kanë sulmuar një anketues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orës, teksa thuhet se personat në fjalë janë dërguar në mbajtje, shkruan Lajmi.net Ndërkaq anketuesi të cilin e kanë sulmuar është dërguar për…

Lajme

05/05/2024 09:37

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi kanë sulmuar një anketues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orës, teksa thuhet se personat në fjalë janë dërguar në mbajtje, shkruan Lajmi.net

Ndërkaq anketuesi të cilin e kanë sulmuar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-  Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”