Rexhep Hoti: PDK ka votën unanime për Demarkacionin

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti që vjen nga PDK duke komentuar punën e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka thënë se kjo ishte më shumë për të bindur deputetët e LDK-së.

Lajme

21/02/2017 21:31

Hoti ka thënë se PDK e ka qëndrimin e qartë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Në qoftë se flasim përtej politikës, kjo matje ishte më shumë për deputetet e pabindur të LDK-së”.

“PDK e ka të qartë çështjen e Demarkacionit dhe për këtë e ka votën unanime. Nuk është e vërtetë se në PDK ka pas rebelim, më së shumti mund të jenë një ose dy kundër”.

Zëvendësministrit Hoti që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se “nuk ka asnjë institucion që mund të ekzistojë pa marrë vendime të mëdha që i hapin perspektivën zhvillimit të vendit”.

“Çështja e Demarkacionit dhe formimi i ushtrisë janë vendime të mëdha. Ne duhet të jemi serioz përballë vendimeve ndërkombëtare. Për PDK-në është me rëndësi që të fitojë Republika e Kosovës”.