‘Revolucioni shumëngjyrësh’ paralajmëron protestë masive për nesër

Aktivistë të “Revolucionit shumëngjyrësh” kanë paralajmëruar protestë masive për nesër, më 6 Qershor në Shkup.

Lajme

05/06/2016 20:26

Përmes facebook-ut, ata kanë thënë se nga nesër do të publikojnë plan për dalje nga kriza, shkruan AM, transmeton KosovaPress.

Aktivistët e këtij ‘revolucioni’ u kanë bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestën e së hënës, për të cilën kanë thënë se do të jetë masive.