Revoltohen keq kur mjeku u thotë se axha i tyre ka vdekur, ndërhyn edhe policia

Një përleshje në mes tre personave, personelit mjekësorë dhe policisë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në një shtëpi të shëndetit në Istog.

Lajme

12/01/2018 10:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas konstatimit nga mjeku kujdestar se ,,axha i tyre nuk kishte shenja jete”, të dyshuarit ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe gjatë ndërhyrjes policore të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/