Reshitaj propozon bashkëpunim mes vendeve të rajonit për çështjet e mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim ministrin e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë Sadula Duraki.

Lajme

14/12/2017 17:28

Në takimin ata kanë diskutuar për situatën aktuale të lumenjve, nivelin e ndotjes së ajrit dhe për menaxhimin e mbeturinave.

Ministrja Reshitaj ia përcjelli propozimin e saj ministrit Duraki për një takim të përbashkët të ministrave të rajonit me të cilët do të shembeshin idetë dhe do të shqyrtoheshin mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve sa i përket mjedisit.

Ministri Duraki përshëndeti këtë iniciativë të ministres, Reshitaj dhe u shpreh i gatshëm që t’i bashkohet kësaj nisme me qëllim të bashkëpunimit rajonal për një mjedis të pastër.

Në fund të takimit ministri Duraki i bëri ftesë ministres Reshitaj për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë./Lajmi.net/