Reportazh nga Jerusalemi

Miliona njerëz nga e mbarë bota e konsiderojnë Jerusalemin vend të shenjtë, andaj rreth 3.5 milionë turistë e vizitojnë këtë vend çdo vit.

Bota

24/12/2017 23:51

Megjithatë, Jerusalemi, kohë pas kohe, lëkundet nga konflikti izraelito-palestinez.

Të dy palët thonë se Jerusalemi është kryeqyteti i tyre. Në fillim të dhjetorit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar jehonë në gjithë botën.

Pak ditë para këtij vendimi, ekipi i RTK-së qëndroi në Izrael, dhe sjell një reportazh ekskluziv nga Jerusalemi.