Rëndësia e vitaminës B12 për organizmin tuaj

Vitamina B12 është një nga tetë vitaminat B që kanë rol jetësor në mbajtjen e trupit tonë në gjendje të shëndetshme.

Lifestyle

14/07/2018 09:19

 

Vitamina B12 është ndoshta më e rëndësishmja nga të tjerat, duke e pasur parasysh faktin se luan rol të rëndësishëm në luftimin e lodhjes dhe mbajtjen e nervave dhe qelizave të gjakut të trupit tonë të shëndetshëm për prodhimin e ADN-së. Kjo na lë të kuptojmë se çfarë përfitime mund të kemi nga kjo vitaminë e rëndësishme.

Ku mund ta gjejmë vitaminën B12?

Trupi ynë nuk e prodhon Vitaminën B12, kështu që është e rëndësishme për ta marrë atë nga një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar.

Burime të mira të B12 janë: mishi, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit, djathi dhe peshku. Gjendet gjithashtu në disa drithëra.

B12 kontribuon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat furnizojnë trupin tonë me oksigjen. Oksigjeni qarkullon nga mushkëritë tuaja në gjak dhe rrjedh në të gjitha organet jetësore: trurin, mushkëritë dhe muskujt. Nëse këto organe nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm, ato do të ngadalësohen, ndërsa ju do ndjeni lodhje.

B12 mendohet se ndihmon në tretjen dhe thithjen e makronutrientëve.

B12 kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, kështu që mund të ndihmojë në uljen e efekteve të stresit dhe ankthit në trup. B12 është e nevojshme për zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trurit, i cili gjithashtu mund të ndihmojë te problemet shëndetësore, të tilla si stresi dhe ankthi.

Çfarë ndodh nëse nuk marrim mjaftueshëm B12?

Rekomandohet që të rriturit të marrin së paku 1.5 mcg B12 në ditë. Kjo arrihet lehtësisht përmes dietës tuaj, pasi trupi nuk mund të prodhojë vetë B12. Nëse nuk jeni në gjendje të arrini këto nivele, ju jeni në rrezik të mangësive.

Një mangësi në B12 mund të çojë në një gjendje të quajtur anemia. Kjo ndodhe kur në organizëm keni më pak qeliza të kuqe të gjakut, se sa normalja dhe në këtë rast mund të përjetoni këto simptoma:

  • Lodhje ekstreme
  • Mungesa të energjisë
  • Zbehje të lëkurës
  • Skuqje të gjuhës

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, atëherë duhet të vizitoni mjekun tuaj. /Gazeta Bujku