Remi thotë se vetëm koalicioni PDK-LDK garanton qeverisje të mirë

Rrustem Mustafa-Remi, deputet nga radhët e PDK-së, vazhdon të shprehet se vetëm koalicioni PDK-LDK mund të garantojë qeverisje të mirë dhe shtet ligjor.

Lajme

10/07/2014 00:49

Sipas tij, PDK dhe LDK bashkë i kanë numrat për të krijuar qeverinë dhe duhet të marrin mbi supet e tyre përgjegjësinë për ta dërguar Kosovën në Evropë.

“PDK bashkë me LDK kanë numrat. gjithsej 67 deputetë , për të ndërtuar shtetin ligjor. Ata duhet menduar mirë dhe të hapin perspektivë qytetarëve pasi kanë përgjegjësinë të vënë vendin në rrugë për Europë, jo me hile, jo me intriga… Ndryshe mbesim përgjegjësit e kohës. Askush s’do te mbetet peng i së kaluarës.

Urime, ne mundemi t’ia dalim. Bashkë ne mundemi”, ka shkruar ai në profilin  tij në Facebook.