Remi i përgjigjet O’Connellit: Ke shkuar drejtë, por nuk e ke zgjedh rastin e duhur

Rrustem Mustafa-Remi ka reaguar ndaj ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili ka komentuar largimin e deputetit Mustafa nga Kuvendi i Kosovës. 

Lajme

11/02/2016 10:06

Diplomati anglez ka deklaruar se  Kuvendi nuk është vendi i duhur për persona të dënuar për krime lufte.

Ndërsa, reagimi i Remit nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ishte se, ai kishte respektuar dënimin duke shkuar edhe vullnetarisht në burg.

Postimi i plotë:

E di, “Drejtësia i takon fushës së ëndrrave, vetëm forca mbisundon”.

Nuk është gabim çfarë ka shkruar  Ambasadori, pa marr parasysh nëse ka pasur borgj për tu deklaruar ose jo?!

Unë kam thirrur vetëm në respektim procedurash, duke mos dashur në vendin tim sundim autoritar… Unë kam shkuar në burg vullnetarisht dhe po thuaj se e kam vuajtur dënimin…

Respekt ambasador nuk e ke zgjedh rastin e duhur për distancim nga krimi…