Relaksohet Veriu

Komuna e Mitrovicës vlerëson se ka një situatë të qetë në Veri. Sipas saj, relaksimi i situatës politike ka ndikuar në dobësimin e rolit të strukturave ilegale serbe në Veriun e Kosovës.

Lajme

25/11/2013 14:20

Komuna e Mitrovicës vlerëson se është dobësuar roli i strukturave paralele serbe në pjesën Veriore të këtij qyteti, e cila që nga 1 dhjetori do të shndërrohet në Komunë.

Rënia e ndikimit të strukturave paralele serbe, të cilat kanë mbajtur peng të ardhmën e Veriut që nga përfundimi i luftës në qershor  të vitit 1999, ka ardhur si rezultat i relaksimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes takimeve të shpeshta të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve, gjë që ka rezultuar edhe me arritjen e marrëveshjeve që kanë ofruar zgjidhje për probemet midis tyre.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, ka thënë se kohëve të fundit, në përgjithësi, është situatë e qetë dhe për këtë ka falënderuar strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

“Në relaksimin e situatës ka ndikuar edhe dobësimi i rolit të strukturave ilegale serbe”.

Sot komitetit lokal për siguri publike në Mitrovicës e ka vlerësuar të qetë në përgjithësi situatën në Veriun e Kosovës.

Në këtë takim është thënë se situata e sigurisë në Veri të Mitrovicës gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Veriu i Kosovës ka qenë që nga mbarimi i luftës arenë e mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve ndër-etnike me shqiptarëve që jetojnë në Jug dhe serbëve që Veriun e këtij qyteti.

Në këtë pjesë të kontrolluar nga strukturat paralele serbe të mbëshetura nga Beogradi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të shtrijë asnjëherë ndimimin e saj.

Tani me mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në pajtim me Marrëveshjen e 19 prillit të arritur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, është shënuar hapi i parë drejt vendosjes së normalitetit në këtë pjesë.