Refuzuan të martohen pa rënë në peshë, fituan formë të përsosur të trupit

Claire Crowthers, 31 vjeçe, dikur peshonte 90kg.

Lifestyle

08/05/2017 12:51

Ajo punonte mami, dhe orari i saj e kishte detyruar atë të hante ushqim pa vlera ushqyese dhe me shumë kalori.

Dieta e saj doli jashtë kontrollit derisa ajo nuk mund ta shihte më veten në pasqyrë. Kur i dashuri i propozoi asaj, ajo e refuzoi atë.

Ajo tha se nuk dëshironte të shkonte drejt altarit duke u dukur si një “nuse e trashë”. Ajo vendosi të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe të bënte një jetë të shëndetshme njëherë e përgjithmonë, transmeton Gazeta Express.

Një fotografi e Claire në kulmin e peshës së saj.

Claire filloi fitnesin dhe humbi rreth 30kg në vetëm 10 muaj, por prapë kjo nuk ishte e mjaftueshme për të. Ajo filloi të shkonte në palestër me të dashurin e saj, i cili e mbështeti atë dhe e ndihmoi përgjatë gjithë rrugëtimit. Ai ndoqi një dietë dhe ushtroi me të, gjithashtu.

Këtë herë, Claire humbi edhe 28kg më shumë. Ajo u transformua nga një grua e trashë në një grua “fit” dhe me vetëbesim. Në tetor të vitit 2014, Claire dhe Stephen u martuan.

“Mbështetja që burri ma dha ishte thelbësore për suksesin e humbjes së peshës time, dhe ishte e mrekullueshme të punonim së bashku për këtë qëllim”, tha ajo.

Claire në dasmën e saj me burrin Stephen.